“Fieri nuk është gati për nisjen e vitit të ri shkollor. Disa shkolla janë të rrënuara, si nga jashtë, edhe nga brenda”.

Keshtu shkruan sot ish deputeti i PD-se ne Fier, Luan Baçi, duke akuzuar bashkine dhe Ministrine e Arsimit per mosmarrjen e masave qe garantojne shendetin e femijeve.

Sipas Baçit, Shkolla 9 vjeçare “Liri Gero” në Fier është në gjendje të tmerrshme.

 

 

 

Mesazhi i ish-deputetit 

 

“Është e pistë dhe e rrezikshme në kuptimin e parë të fjalës si brenda  klasave me dyer, mure dhe banka shqyera e të rrënuara, por edhe në  ambjentet e tualetit, të cilin ke merak ta shohësh, jo më të hysh për të  luftuar “armikun e padukshëm” duke larë duart.

Në video është gjimnazi i Levanit, i cili ka prej vitesh nxënës shëtitës  nga një shkollë në tjetrën. Premtimet e Armando Subashit për këtë  shkollë rezultuan mashtrime. Asnjë investim për rindërtimin e shkollës,  por qëllimisht është lënë të degradojë, ndërsa nxënësit enden me detyrim  në shkolla të tjera.

E njëjta gjendje e rënduar edhe me shkollën në Portëz të Fierit. Fotot  tregojnë një godinë të frikshme, të rrënuar, të rrethuar  me bar e  shkurre, me kushte mizerabël, ku armiku i padukshëm mund të bëjë festë.

Shkollat, nxënësit, mësuesit, prindërit në Fier dhe në të gjithë vendin  kanë një armik të dukshëm.  Ky është pushteti aktual në qeveri me Edi  Ramën dhe në bashki me Armando Subashin, që nuk kanë investuar asnjë  qindarkë për përmirësimin e kushteve në shkollave.

118783539_2854594894680575_3090778994599512679_o118793224_2854594801347251_880593474859205558_o118594510_2854594774680587_5331444064250042954_o118844782_2854534794686585_7595935241582209646_n

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*