LEZHË

Kryetari i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu del kundër aktit normativ të qeverisë për ndalimin e organizimeve të dasmave në lokale për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Një ditë pas protestës së pronarëve të lokaleve, Ndreu ka reaguar duke dalë në mbështetje të tyre.

Ai thotë se me Lezhën ka diskriminim dhe se është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit.

“Jam pro shqetësimit të pronarëve të lokaleve të dasmave në Lezhë. Që ka diskriminim me qytetet e tjera është krejt e qartë. Gjithkush e di se dasmat në Shkodër, Tiranë, Durrës, Vlorë etj. nuk i ndalon askush. Shqetësimi ynë është adresuar disa herë. Dikush do dalë të thotë se Akti Normativ thotë këtë dhe atë. Po dakord, po njëlloj për të gjithë. Ose një protokoll me numër të limituar pjesëmarrësish, sepse është shumë e rëndë t’i ndalosh dasmën tjetrit. Ata që i shkruajnë ca gjëra si duket se kanë haberin se ca dmth me të prishë dasmën…”, shkruan Ndreu.

Ndreu

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*