
Përveç makinës së katër të rinjve që u qëllua me breshëri plumbash edhe një tjetër qytetar i rastësishëm me makinë i ka shpëtuar plumbave.
Kur ndodhi ngjarja më 17 prill rreth orës 21 e 30 edhe një djalë i ri ka qenë duke udhëtuar paralelisht me makinën e tij tip “Ford”, në momentin kur ka ndodhur sulmi ndaj makinës G Class ku udhëtonin katër të rinjtë që ranë pre e atentati.
Makina e të riut ka marrë 1 plumb në kolonën e derës së makinës. Pas ngjarjes i riu është larguar me shpejtësi nga frika dhe është futur në parkimin e një qendre tregtare ku më pas ka njoftuar policinë për atë çfarë kishte ndodhur. Atij i është marrë dëshmia, por pavarësisht se ka qenë dëshmitar okular, ai nuk ka mundur të shohë apo identifikojë autorët e ngjarjes.
I riu ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt dhe ka ikur me nxitim nga frika e asaj që ndodhi.
Policia deri tani ka gjetur 33 gëzhoja në vendngjarje ndërsa 8 plumba goditen makinën G Class. Ndërsa 1 plumb tjetër makinën tip FORD të një tjetër qytetari tjetër të rastësishëm.
Në pyetje është marrë edhe gruaja e Roan Brahimit, e cila ka shprehur se nuk ka idenë kush i ka ekzekutuar vjehrrin dhe se nuk ka lidhje me atentatin në Tiranë pasi ndodhej në Milot. Ajo ka deklaruar gjithashtu se nuk ka problem me askënd.




