Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmë në sheshin “Agios Sostis” të Athinës, ku mbeti një i vdekur dhe tre të plagosur.

Sipas mediave greke, ka mbetur i vdekur një 58-vjeçar shqiptar, ndërsa dy prej të plagosurve janë djemtë e tij 28 dhe 22 vjeç.

Në ngjarjen e mbrëmshme mbeti i plagosur edhe kamarieri i një lokali aty pranë, por që nuk kishte lidhje me ngjarjen.

Policia theksoi më herët se nuk dyshonte se bëhej fjalë për një atentat, pasi zona dhe ora nuk e lejonte një gjë të tillë. Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi pasi dy grupet mund të kishin lënë të takoheshin në vendin në fjalë dhe në debat e sipër kanë nxjerrë armët duke lënë një të vdekur dhe tre të plagosur.

Mësohet se gjatë përplasjes, babai i ka dalë para plumbave për të mbrojtur djemtë e tij duke humbur jetën.

Ndërsa, dy të rinjtë kanë tentuar që të fshihen në njërin prej lokaleve aty pranë, por sulmuesit i kanë ndjekur duke qëlluar në drejtim të tyre, ku njëri prej plumbave ka kapur edhe kamerierin e lokalit.

Policia është duke kërkuar për një makinë “Opel” ngjyrë gri, me të cilin dyshohet se janë larguar autorët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*