Lionel Messi, mund të vendos të largohet vetë nga Barcelona.

Duke iu referuar asaj që raporton “El Pais”, nga përfundimi i këtij sezoni Messi mund të vendosë të largohet vetë nga Barcelona në çdo kohë që mund të dëshirojë, për më tepër që ka një kontratë me skadencë në vitin 2021.

Largimi i tij nga Barcelona ka filluar të mendohet nga të dy palët.

Klubi spanjoll i ka bërë me dije lojtarit se ai ka dritën jeshile të largohet kur të dojë, nëse dëshiron largimin. Është arritur një pakt që nëse sulmuesi kërkon largimin, atëherë Barcelona do ta lërë të lirë në çdo fund sezoni.

Megjithatë, në kampin katalanas nuk i tremben aspak largimit të yllit argjentinas pasi për çdo skuadër europiane afrimi i Messit do të ishte një barrë shumë e rëndë financiare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*