Kreu i PD-së Lulzim Basha në një komunikim që pati sot me gazetarët, pas takimit me sekretarin e OSBE-së, foli për mundësinë e zhvillimit të dy palë zgjedhjeve në të njëjtën ditë, lokale dhe të përgjithshme. Basha u shpreh se mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama ka mungesë të theksuar vullneti për realizimin e reformave.

 “Vullnet politik për të miratuar këtë reformë e më e rëndësishmja për ta zbatuar, ndaj opozita aleatët kanë vënë në dispozicion të kësaj reforme gjithë ekspertizën tonë që është më e mira në vend. Duhet vullnet politik që deri më sot mungon nga pala tjetet që është pala e kapur në shkatërrimin e 3 palë zgjedhjeve.

Per kete fola edhe me sekretarin e përgjithshem të OSBE për ndihmën që OSBE munsd të japë në këtë drejtim në vecanti në 3 fusha: rolin për ti kujtuar vendeve anëtarë për kushtet që duhet të përmbushin për demokracine dhe shtet ligjor, ofrimin e ekspertëve të OSBE, rolin që OSBE mund të luajë për të ndihmaur në dialogun politik kaq shumë të nevojshëm e të kërkuar nga BE.

Rruga për opozitën është e qartë e njëjta rrugë që kërkohet edhe nga kushtet e Bundestagut.

Miratimi i reformës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare në të njëjtën ditë me ato vendore”, Basha, ndërsa shtoi se me mazhorancës nuk mund të dialogohet në një parlament monist.

“Dialogu do jetë jashtëparlamentar sepse brenda atij Parlamenti do ishte monolog. Parlamenti është ilegjitim”.

I pyetur për një nga pikat e draftit të mazhorancës që përcakton 6 muaj para zgjedhjeve qeveria të kthehet në qeveri teknike, Basha tha:

“Ku ka dale kjo? Të botohet ta diskutojmë me transparencë dhe një mendim i tillë mund të shqyrtohet fare mirë, është propozim i yni ne fakt”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*