Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me drejtorin e Institutit Republikan për Evropën, Paul McCarthy.

Në “Twitter”, ai dha detaje nga takimi dhe nga temat e diskutuara. Sipas Bashës, gjatë takimit është folur për krizën politike të Shqipërisë si edhe për të luftuar korrupsionin.

“Takim shumë i frytshëm me z.Paul McCarthy, Drejtor i @IRIglobal për Europën me të cilin folëm për krizën politike & intensifikimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit. Vlerat e perëndimit duhet të jenë udhërrëfyes për zgjidhjen e krizës & ndërtimin e një shteti modern”, ka shkruar Lulzim Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*