Pas protestës së ditës së djeshme së fermerëve në Korçë, të cilët nuk u lejuan dje të shisnin në tregun e shumicës, Bashkia gjen zgjidhje për problemin, duke caktuar orar të ri për aktivitetin. Fermerët do të lejohen të shesin në harkun kohor nga ora 24 e mbrëmjes deri në 08 të mëngjesit. Nderkohe, fermerët,duhet të pajisen edhe me licensë nga bashkia, që të mund të ushtrojnë aktivitet tregetar në tregun e shumicës.

Ndërkohë fermerët duhet të pajisen edhe me licencë nga bashkia që mund të ushtrojnë aktivitetin tregtar.

“Është turp me këtë aksion që po bëjnë. Kemi 25 vite këtu ndërsa sot na vendosin orar. Është i papërshtatshëm orari. Tallen me ne. Paguajmë taksa dhe nipt fermeri. Le të hapin një treg për fshatarët. Po na detyrojnë të ikim nga ky vend,” janë shprehur fermerët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*