Skuadra e Tottenhamit, finaliste e edicionit të shkuar të Championsit, mori një godtije të fortë nga Bayerni i Mynihut, që e mposhti me rezultatin e thellë 2-7 brenda në Londër.

Golit të shënuar nga Son Heun-Ming për vendësit që në minutën 12-të iu përgjigjën Kimich e Lewandoëski në pjesën e parë.

Gnabri shpërtheu me katër gola në fraksionin e dytë, plus finalizimit të dytë personal të Leëandowskit, ndërsa goli i Harry Kane me 11-metërsh thjesht shërbeu për statistikë.

Po në Grupin B, Crvena Zvezda fitoi 3-1 me përmbysje Olympiacosin, që luajti nga minuta e 58-të me një lojtar më pak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*