Nga  ERMAL SIKA 

 

Koha e Koronavirusit dhe për më tepër karantina ka nxitur shumë futbollistë të rikthehen pas në kohë, duke kujtuar me nostalgji momentet më pikante nga karriera e tyre.

Në sezonin 1990-1991 Flamurtari u shpall kampion për herë të parë dhe luajti në Kupën e Kampioneve me Goteborgun, teksa në Vlorë ndeshja u mbyll 1-1, ndërsa në Stokholm të Suedisë me shifrat 0-0. Edmond Lutaj është një nga protagonistët e Flamurtarit të atij viti, ku pasi u shpall kampion, luajti ndeshjen e fundit në Suedi, e më pas nuk pranoi të kthehej në Vlorë.

Ai vazhdoi karrierën si futbollist e më pas si trajner, në shtetin nordik. Sot, 19 vite më pas, Lutaj tregon ekskluzivisht për “Panorama Sport” të pathënat e grumbullimit në Suedi të Flamurtarit më 17 shtator 1991. I kontaktuar nga gazeta, ish-trajneri i vlonjatëve u pyet edhe për situatën aktuale. Lutaj mendon se kampionati duhet të rinisë dhe verdiktet t’i japë fusha, ndërsa i bën thirrje kryeministrit Rama dhe FSHF-së që t’i ndihmojnë klubet financiarisht.

“Mirë, atëherë po ndaj diçka me lexuesit, por ama po marr rrezikun për t’u përballur me shokët e vjetër se po nxjerr disa sekrete të grupit. Po ju tregoj një episod të vitit 1991, kur Flamurtari ishte në Stokholm të Suedisë dhe ne do të përballeshim në turin e parë të Kupës së Kampioneve kundër Goteborgut. Një ditë para ndeshjes ne u akomoduam në hotel si zakonisht. Në mbrëmje kryem stërvitjen e zakonshme dhe u kthyem në hotel.

Duke ngrënë darkën, diçka po pëshpëritej. Më pas, të gjithë lojtarët u mbyllën në dhomat e tyre. Si zakonisht, regjim shtrati para ndeshjes. Te nesërmen del fjala që kanalet televizive kishin programe erotike. Shumë lojtarë kishin pasur vështirësi me gjumin. Në korridoret e hotelit atë natë nuk kishte asnjë këmbë njeriu. Dukej sikur kishte rënë Koronavirusi dhe ekipi ishte vetizoluar, por armiku ishte dikush tjetër, erotika”, u shpreh Lutaj.

ERMAL SIKA 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*