Vijon aksioni anti-informalitet. 500 mijë litra birrë janë bllokuar në një fabrikë në Kashar. Shkak për këtë janë bërë detyrime akcize të papaguara në shumën rreth 17.6 milionë lekësh.

Si pasojë e shkeljeve, fabrika është gjobitur me rreth 70 milionë lekë pasi mospagimi i akcizës, sipas ligjit dënohet me 3-fishin e detyrimeve. E pranishme në Kashar ishte edhe ministrja e Financave Anila Denaj, e cila u bëri thirrje pronarëve që të deklaronin mallin.

“Evidentoni të gjithë mallin tuaj sepse ne nuk do të ndalemi dhe çdo magazinë fiskale do të vazhdojë.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*