“Real Madrid ka blerë Erling Haaland, Perez do të paguaj 150 milion euro të kërkuara nga B.Dortmund”. Ky është lajmi i bujshëm i bërë publik nga “El Chiringuito Tv”, një media shumë pranë presidentit të Real Madrid. Gjithnjë sipas medias iberike, afrimi i Haaland mbyll përfundimisht çdo skenarë që parashikonte një rikthim të mundshëm të C.Ronaldo në Madrid. Në fakt ky është një përfundim logjik, nëse Reali do të investojë 150 milion euro për sulmuesin norvegjez, është thuajse e pamundur në këtë kohë krizë që Perez të blejë edhe kartonin e Ronaldos, portugezi është nën kontratë me Juven deri në 2022.

Edhe në aspektin sportiv, trajneri Zidane me Haaland do të kishte në dispozicion një armatë të vërtetë me sulmues, Benzema, Hazard, Rodrygo, Vinicius jr, Asencio, Mariano Diaz e Vazquez. Me afrimin e Haaland, Prez parashikon që një pjesë të mirë të shumës ta kompensojë duke shitur disa lojtarë të cilët nuk bëjnë pjesë në planet e klubit ndërsa Ronaldos nuk i mbetet gjë tjetër, të qëndrojë edhe një vit tek Juventus më pas të zgjedh falas ekipin e tij të ri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*