Brunilda Mersini dhe ministri Piro Vëngu takojnë banorët e Rajonit 1: “Fitorja më 11 maj është e sigurt”

Kandidatja për deputete Brunilda Mersini dhe ministri Piro Vëngu zhvilluan pasditen e së mërkurës një takim me banorët e Rajonit 1 në një atmosferë të ngrohtë dhe entuziaste. Pjesëmarrja masive e simpatizantëve dhe banorëve konfirmoi mbështetjen e fortë për fitoren e Kandidates Mersini në zgjedhjet e 11 majit.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës, Bledi Çuçi, i cili vlerësoi kandidaturën e Mersinit si të spikatur dhe të denjë për përfaqësim. “Brunilda di të bëjë vend dhe të çojë deri në fund çdo detyrë që i ngarkohet. Më e rëndësishmja, është e lidhur ngushtë me komunitetin dhe iu përgjigjet qytetarëve në çdo kohë e për çdo nevojë”, u shpreh Çuçi.

Ndërkohë, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, deklaroi bindjen e tij për fitoren e Mersinit, duke theksuar se “ky komunitet do të ketë në Kuvend një zë të fortë, që do të përfaqësojë me dinjitet interesat e qytetarëve”.

Në fjalën e saj, kandidatja Mersini shprehu mirënjohje për çdo derë të hapur dhe për çdo qytetar që e ka mbështetur dhe inkurajuar. Ajo garantoi se kjo është një rrugë e përbashkët drejt një Shqipërie europiane dhe progresit të pakthyeshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*