Brunilda Mersini u bën thirrje të rinjve të Vlorës: Votoni për të ardhmen tuaj më 11 maj

Kandidatja e Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës, mjekja Brunilda Mersini, u është drejtuar me një mesazh të drejtpërdrejtë të rinjve dhe të rejave të këtij qarku, duke i inkurajuar që të marrin pjesë në zgjedhjet e 11 majit.

“Vota juaj e parë është më shumë se një fletë – është zëri dhe drejtimi që i jepni të ardhmes suaj,” – thekson Mersini, duke shtuar se pjesëmarrja në votime është vendimtare për ndryshimin dhe përfaqësimin real.

Ajo u bën thirrje të rinjve të mos qëndrojnë në heshtje dhe të mos lejojnë që të tjerët të vendosin në vend të tyre. “Më 11 maj, dilni dhe votoni me bindje. Zgjidhni të ardhmen që ju përket, zgjidhni një politikë që ju dëgjon, që ju afron, që ju beson,” – nënvizon Mersini.

Në përfundim të mesazhit, ajo i fton qytetarët të mbështesin Partinë Socialiste dhe kandidaturën e saj me numrin 5 në fletën e votimit, për një politikë me zemër dhe për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*