
Në lagjen Karabash, një nga lagjet më të vjetra të qytetit që fatkeqësisht në infrastrukturë ka mbetur në vend. Ndërsa ajo që ka ndryshuar është vetëm rënia e numrit të familjeve që jetojnë aty. Bujar Leskaj, drejtuesi politik i partisë Demokratike në Qark, është ndalur në një takim me banorët e lagjes Karabash. Leskaj ka folur mbi situatën ku qyteti ndodhet, ku fatkeqësisht ekonomia e familjeve është në kufirin e mbijetesës, numri i të larguarve në shifra alarmante dhe shpresa për të nesërmen është dëshpërimisht e rënë me këtë qeveri. Leskaj gjithashtu ka shpalosur edhe mjë pjesë të programit të Partisë Demokratike që i vjen në ndihmë familjes dhe shoqërisë.
Gëzim Zilja, një eksponentët e lartë të Partisë Demokrarike në vite i bën një pyetje qytetarëve. A jetojnë ekonomikisht më mirë vlonjatët sot?
E ardhur nga familje socialiste, ish antare e selisë Rozë, e reja vlonjate tregon arsyet pse nuk i beson më partisë socialiste dhe zgjedh të votojë për partinë demokrarike.
Leskaj i bën thirrje qytetarëve të votojnë numrin 9.

Bujar Leskaj është ndalur në një bashkëbisedim me banorë të lagjes “1 Maj”. Në zonën e njohur si ish ndërhyrja, ku janë të vendosura qindra familje, të cilat edhe pse paguajnë cdo detyrim nuk kanë asnjë shërbim infrastrukturor.
Takimin me drejtuesin politik të qarkut për Partinë Demokratike Bujar Leskaj e kanë kërkuar vetë banorët, të cilët edhe pse me bindje Socialiste këtë herë do të votojnë Partinë Demokratike, numrin 9.
Për kandidaten për deputete Nada Mecorapaj 25 qershori është dita vendimtare për të vendosur mbi fatin e Shqipërisë dhe Vlorës.
Drejtuesi politik Bujar Leskaj ka thënë se Partia Demokratike angazhohet në zhvillimin e ekonomisë dhe mirëqenies së vendit. Leskaj i ka dhënë përgjigje edhe deklaratave shantazhuese se Partia Demokratike do të bllokojë projektet, Leskaj ka thënë se me Partinë Demokratike cdo projekt i nisur do të përfundojë me standardet e duhura dhe projektet e reja do të jenë për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.
Banorët e lagjes “1 Maj” kanë garantuar se vota e tyre në 25 prill do të shkojë për numrin 9.




