Në qendër të Vlorës, pak metra larg Sheshit të Flamurit është Qendra Multifunksionale e të moshuarve dhe e pensionistëve të vetmuar.

Drejtuesi Politik i qarkut Vlorë, z. Bujar Leskaj ishte pranë tyre dhe u njoh me historinë e Qendrës dhe pensionistëve të braktisur nga pushteti vendor e ai qendror.

E dhimbshme të dëgjoje pensionistët, të cilët i kanë dhënë Shqipërisë një jetë të tërë, të ndihen të braktisur nga shteti, pa përkrahje, pa solidaritet. E turpshme të dëgjoje nga kryetari i shoqatës, z. Selami Likaj, për harresën, injorimin, braktisjen e kësaj kategorie nga shteti këto tetë vite.

Gjendja e tyre është akuzë për këtë pushtet në ikje, për këta pushtetarë fasadash e mashtrimesh, që i gënjejnë pensionistët me premtime e lugë bosh.

Mungesë fondesh, ambiente të shkatërruara, të ftohta, pa ngrohje, pa pastrim, pa ujë të pijshëm, pa kushtet më minimale për këta njerëz të moshës së tretë që jetojnë në vetmi.

“Kultura e një kombi dëshmohet tek respekti që tregon për të moshuarit; fytyra e një qeverisjeje dallohet tek trajtimi që u bën të moshuarve! E pra, në këto 8 vite të qeverisjes së këtij sekti, shqiptarët në përgjithësi dhe pensionistët në veçanti janë harruar, braktisur, nëpërkëmbur!” – u shpreh Leskaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*