Në terren duke takuar qytetarë e biznese, Drejtuesi Politik i Qarkut të Vlorës për Partinë Demokratike Bujar Leskaj shoqëruar nga kandidatja për deputete Nada Mecorapaj është ndalur në biznese të disa prej lagjeve kryesore të qytetit. Leskaj ka parë nga afër situatën e bizneseve teksa ka dëgjuar banorët mbi ecurinë e punës. E përbashkëta e të gjithë bizneseve është vështirësia për tia dalë mbanë sidomos pas periudhës së pandemisë.
Bizneset ankohen për taksimin e lartë dhe mungesën e konsumit, burokracitë dhe gjobat.. situata kritike paraqitet më tepër tek biznesi i vogël, ku vec rënies së fuqisë blerëse është shtuar edhe fatura e detyrimeve për të paguar.

Për drejtuesin politik Bujar Leskaj, pas 25 prillit biznesi do të ketë lehtësirat fiskale që do të rikthejnë mirëqenien. Me taksa të përgjysmuar, uljen e cmimit të energjisë, mbajtja larg e inspektorëve tatimor, vendosja e pullës fiskale, kredi të buta në mbështetje të biznesit, ulja e kontributeve të sigurimeve shoqërore janë disa nga iniciativat në ndihmë të biznesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*