Ashtu siç u paralajmërua Britania e Madhe është goditur nga stuhia “Ciara”. Si pasojë e saj në Britaninë e Madhe janë ndërprerë udhëtimet me tren, fluturimet dhe udhëtimet me traget.

Kjo stuhi fillimisht goditi Skocinë, ndërsa forca e kësaj stuhie sipas medieve vendase është regjistrua në 129km/h.
Të paktën 10 kompani hekurudhore kanë ndërprerë udhëtimeve, ndërsa 20 të tjera kanë sinjalizuar pasagjerët që do të ketë vonesa sepse parashikohet që edhe në vijim të ketë erëra të forta.







