
Edinson Cavani do të largohet nga PSG në janar. Uruguajani është lodhur nga qëndrimi në stol dhe ka gjetur ekipin e ri, që përflitej prej kohësh si destinacioni i mundshëm i tij.
Bëhet fjalë për Atletico Madrid. Lajmi është bërë me dije mëngjesin e sotëm, ku thuhet se Cavani ka gjetur marrëveshjen me madrilenët dhe do të firmosë një kontratë 3-vjeçare.





