Edhe fëmijët e lindur jashtë vendit, të qytetarëve shqiptarë që janë regjistruar në vendin tonë, e kanë përfituar bonusin e bebes, shpërblimin e vënë në dispozicion nga Qeveria, për çdo të porsalindur. Gjatë muajit të fundit, fluksi i emigrantëve në Shqipëri ka rritur ndjeshëm shifrat e përfitimit të bonusit të bebeve për fëmijët e lindur jashtë vendit.

Me një postim në rrjetet sociale, Ministrja Manastirliu ka lajmëruar se janë 3539 fëmijë të lindur jashtë vendit, që kanë përfituar bonusin e bebes që nga 1 Janari, kur nisi ky program që mbështet familjet e reja dhe lindshmërinë.

Nëse fëmija lind jashtë Shqipërisë, mjafton çertifikata e lindjes dhe ajo e regjistrimit të fëmijës  në gjendjen civile në Shqipëri dhe çeku tërhiqet pranë zyrave qendrore të Shërbimit Social në Tiranë.

Në total, janë 18,523 fëmijë të lindur nga 1 Janari 2019, që kanë përfituar bonusin e bebes. Shpërblimi i vendosur nga Qeveria, tashmë është përfshirë në ligj si një program I konsoliduar I mbrojtjes sociale, parashikon 40,000 lekë për fëmijën e parë; 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë e në vijim.

Programi i #bonusit të bebes, po mbështet çdo familje shqiptare që gëzohet me fëmijë, kudo ku ajo jeton🙌🏼Jo vetëm 😇 e lindur në Shqipëri por edhe fëmijët e qytetarëve shqiptarë që lindin jashtë vendit dhe regjistrohen në vendin tonë, e përfitojnë #BonusinEBebes nga 40,000-120,000 lekë 🎁 #FëmijëtTëParët ♥️

Posted by Ogerta Manastirliu on Friday, 23 August 2019

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*