Zbulohen detaje nga operacioni “Last call” (Telefonata e fundit) ku përmes një call centeri shtetasit e huaj  mashtroheshin për të investuar në bursën  fiktive Forex.

Të huajt që janë mashtruar janë spanjollë dhe gjermanë, informon Prokuroria Tiranë duke njoftuar se ka goditur bërthamën operative Forex.

Tre të rinjtë e ndaluar dyshohet se shërbenin si “bërthamë operative administrimi të platformave Forex që më pas shpërndaheshin në operatorë të tjerë”

Hetimet kishin nisur mbi bazën e informacioneve të administruara nga Agjensitë ligjzbatuese partnere si dhe nga informacionet operative të mbledhura nga shërbimet e policisë gjyqësore

Në krah të kompjuterave ka pasur blloqe shënimesh brenda të cilave ka pasur informacion për veprimtarinë e Forex pasi janë përshkruar informacione për cdo telefonatë të thirrur, shumën e depozituar dhe arsyen pse klienti pranonte apo refuzonte në lidhje me transaksionin.Në momentin e hyrjes në ambient janë gjendur tre të rinjtë të pozicionuar para kompjuterave” thuhet në njoftimin e prokurorisë së Tiranës.

Në njërin prej kompjuterave ka qënë dhenjë USB me numra të llogarive dhe transaksioneve bankare dhe foto kartash identiteti të klientëvë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*