Nga Agron Brataj

Ka nisur numërimi mbrapsht sa i përket fituesit të ‘’Topit të Artë’’ që nga ora 20:30, teksa do të shpërndahen disa çmime të tjera përveç triumfuesit, teksa organizatorët kanë premtuar edhe supriza.
21:30 Xhanluixhi Donaruma fiton çmimin ”Lev Yashin” për portierin më të mirë të vitit duke mundur rivalët Ederson, Eduard Mendi, Manuel Nojer dhe Jan Oblak.
21:18 Mesfushorja e Barcelonës, Aleksia Putejas fiton ”Topin e Artë” për femra.
21:15 Kilian Mbape në skenë për të dhënë trofeun e ”Topit të Artë” për femrat.
20:59 Robert Levandovski fiton çmimin ”Sulmuesi i vitit”.
20:49 Çmimin ‘’Kopa Trophy’’ për të rinjtë e ka fituar mesfushori i Barcelonës, Pedri Gonzales i cili mposhti Xhud Bellingam, Mejzon Grinud, Nuno Mendesh, Xhamal Musiala.
20:40 Shuhen dyshimet për pilotët e makinës së kuqe me Topin e Artë, dy pilotët e Formula 1, Fernando Alonso dhe Esteban Okon transportuan trofeun në destinacion.
20:38 Makina e kuqe luksoze zbarkon me trofeun e ”Topit të Artë”, ka ovacione në sallë.
20:30 Starton ceremonia e ”Topit të Artë”, Didier Drogba në rolin e prezantuesit.




