Silicon Mix është një pesticid që përdoret nga fermerët për të vrarë insektet pak kohë përpara vjeljes së frutave, si qershitë, por edhe fruta të tjera dhe perime. Silicon mix ka në përmbajtjen e tij mangan, zink, silicon dhe pehash. Ai është një përzierje e kimikateve bashkë me shumë metale, por ingredienti aktiv është silici (SI). Është një mikroelement, i cili po të merret përmes ushqimeve depërton në inde, sidomos në indin pulmunar të mushkërive. Por gjithashtu mund të depërtojë edhe në indin inspecial të shumë organeve të tjera në organizëm. Duke u depozituar aty mund të bëhet shkak për reaksione hiperaktive. I cili në një moment të caktuar mund të prekë ADN-nën dhe ARN-nën dhe kjo të çon në degjenerim të proteinave dhe ndonjëherë bëhet bazë edhe për procese keqformuese deri në kancer.

Silikoni elementi më i zakonshëm në tokë dhe është elementi i dytë më i bollshëm në koren e tokës pas oksigjenit. Ai konsiderohet gjithashtu diku midis një element thelbësor dhe jo-thelbësor për bimët, pasi ai nuk kërkohet për mbijetesën e shumicës së bimëve, por bimët përfitojnë dhe përshtaten më mirë në kushte të ndryshme mjedisore në prani të silikonit i cili forcon muret e tyre qelizore.

Nano-grimcat e silikonit gjithashtu mund të përdoren si agjentë shpërndarës për proteina, nukleotide dhe kimikate të tjera në bimë; nanozeoliti dhe nanozensorët mund të përdoren në mënyrë efektive në bujqësi për rritjen e ruajtjes së ujit të tokës duke ndihmuar rritjen e bimëve. Elementi i silicit ndikon në shtimin e ngjyrës së bimës ku është përdorur, përmirësimin e rritjes së saj dhe rendimentin e bimëve.

Keshtu sikurse shihet në këtë tabele, silici ka rezultate të mirë në rritjen e lartësisë mesatare, gjatësisë së rrënjës, numrit të rrënjëve anësore të bimës, madje rrit edhe normën e fotosintezës. Psh. Misri trajtuar me silic ka rritje më të hershme se zakonisht, por përmirësohet edhe mbirja e farës dhe lulëzimin e bimës. Nano silica është vërejtur se mbron edhe fidanët e bizeleve por i mbron frutat dhe perimet nga ndikimi negative i rrezatimit ultraviolet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*