Një avion Boeing 737 me rreth 180 pasagjerë është rrëzuar në Iran. Avioni u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga aeroporti Imam Khomeini në Teheran të mërkurën në orët e para të mëngjesit, sipas orës lokale.

Shumica e pasagjerëve të udhëtimit Ukraine International Airlines vdiqën, tha Pirhossein Koulivand, kreu i Shërbimeve Mjekësore të Iranit për Emergjencën.

“Ekipet e emergjencës janë dërguar në vendin e ngjarjes por e kanë pamundur të veprojnë për shkak të dëmtimit të zonës”- tha Koulivand për IRINN, një media e drejtuar nga shteti.

Televizoni shtetëror i Iranit raporton se 176 personat në bordin e avionit ukrainas Boeing 737 kanë vdekur.

Më poshtë janë dhe pamjet që ka lënë pas aksidenti tragjik, që ndodhi në të njëjtën ditë kur disa baza amerikane në Irak u goditën me raketa nga Irani. Derimë tani autoritetet nuk kanë parë lidhje mes dy ngjarjeve.

23132338-7863359-The_Boeing_737_went_down_near_Tehran_Imam_Khomeini_International-a-63_1578457853277

23135338-7863359-image-a-82_1578461852712

23136626-7863359-image-a-1_1578464858065

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*