
Megjithë zbatimin e procedurave duhet të gjesh nerv edhe për t’ju përshtatur humorit të shefit të sigurisë. Vonesat dhe burokracitë që biznesit i kushtojnë shtrenjtë. Denoncimi vjen nga biznese të qytetit të cilët thonë se sjellja është e përsëritur.
Siguria portuale nuk lejon autobotet e naftës të furnizojn anijet me karburant.
Rreth orës 11-00 dy autobotat me 60 tn naft kanë mbërritur në portin e Vlorës për të furnizuar me karburant.
Pasi ka mbaruar të gjitha procedurat doganore, botet marrin drejtimin për te trageti i linjës Vlorë- Brindizi por çuditërishtë ndalohet nga shefi i siguris portuale pa asnjë arsye duke dhënë shpjegimin e prerë se: Kështu dua. Autobote mbeten në pritje prej disa orësh deri në rregullimin e humorit të shefit. Por sa e durueshme është kjo situatë që përsëritet?
Agjensia qëndore ka kërkuar shpjegime me email zyrtar edhe nga drejtori i portit Z. Ilir Banushi por deri më tani asnjë reagim nga askush. E deri në ‘përmendjen’ e autoriteteve, tragetet presin, pasagjerët presin, biznesi pret….
Porti i Vlorës po varfërohet dita ditës e këtë e tregojnë të dhënat zyrtare nga Porti e Dogana. E kjo përtej politikave….sigurisht ndikuar edhe nga dëshirat gjobitëse të punonjësve të veçantë.




