Chelsea regjistron fitoren e parë në sezonin e ri 2019/2020 në Premier League ndaj Norwich. Blutë fituan me rezultatin 2-3.

Një pjesë e parë shumë intënsive dhe që pa shumë gola me londinezët që kaluan në epërsi të parët me Abraham që në minutën e 3’. As Norëich nuk vonon shumë ku në minutën e 6’ shënojnë me anë të Cantëell duke çuar ndeshjen në baraspeshë.

Në të 17’ Mount dyfishon shifrat për Chelsean, një rezultat që zgjat vetëm për disa minuta. Norwich rikthen ekuilibrin në minutën e 30’ me anë të Pukki pas një aksioni të mirëorganizuar. Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2-2.

Blutë e londrës kalojnë në avantazh në të 68’ pas një kundërsulmi, ku Abraham vulosi shifrat 2-3 duke regjistruar dhe një dopitë në emër të tij. Tekniku i Norwich do të “freskojë” skuadrën me 3 zëvendësime njëherësh por që përsëri nuk arrin të gjejë golin.

Chelsea ngjitet në kuotën e 4 pikëve në renditjen e Premier League.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*