Italia shpalli gjendjen e emergjencës në Venecia, pasi niveli i ujit në qytetin Italian arriti në 1.87 metra, duke përmbytur bazilikën historike dhe duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike. Me shumë se 80 për qind e qytetit të mbrojtur nga UNESCO, ishte nën ujë kur batica arriti pikun.

Kryeministri Italian Giuseppe Conte i përshkroi përmbytjet si një goditje në zemër të vendit, dhe njoftoi lëvrimin e shpejtë të fondeve për lehtësimin e situatës.

Ndërkohë, një foto e një çifti të sapo martuar duke ecur në Venecian e“zhytur” nën ujë, ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare.

Ai tha se qeveria do të përshpejtonte ndërtimin e strukturave mbrojtëse në qytetin-lagunë, duke ju referuar kryesisht të ashtuquajturit projekti “Moisi”, një sistem barrierë hidraulike, që do të mbronte venecian në rastin e rritjes së nivelit të detit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*