Nga Agron Brataj

Antonio Conte është zyrtarisht trajneri i ri i Tottenhamit, për  një kontratë 18-mujore deri në qershor 2023. Këto janë fjalët e para të trajnerit italian:

“Jam i lumtur që i rikthehem në fushëne blertë dhe e bëj këtë në një klub që ka ambicie. Të jem protagonist i ri. Mezi pres të filloj punën për të përcjellë tek ekipi dhe tifozët pasionin, mentalitetin dhe vendosmërinë që më kanë dalluar gjithmonë”.

Më pas trajneri shpjegon arsyen e ‘martesës së vonuar’: “Verën e kaluar bashkimi ynë nuk ndodhi sepse fundi i marrëdhënies sime me Interin ishte ende shumë i afërt dhe unë isha akoma shumë i përfshirë emocionalisht pas përfundimit të atij sezoni, kështu që ndjeva se nuk ishte ende koha e duhur për t’iu rikthyer stërvitjes.

Por entuziazmi infektiv dhe vendosmëria e Daniel Levy-t për të më besuar mua këtë detyrë tashmë kishte goditur në shenjë.

Tani që mundësia është kthyer, kam zgjedhur ta shfrytëzoj me shumë besim”.

Në komunikatën zyrtare për shtyp edhe fjalët e CEO Paratici: “Jemi të kënaqur të mirëpresim Antonion në klub. eksperienca e tij flet vetë, me përvojë të gjerë dhe trofe të fituar si në Itali ashtu edhe në Angli. Unë i njoh nga afër cilësitë që Antonio mund të na sjellë. , pasi ka punuar me të te Juventus dhe mezi pres të shoh punën e tij me grupin tonë të talentuar.

 


albaniatimes.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*