Internisti dhe Nefrologu nga komuna e Vitisë, Feti Hetemi, i inféktuar me COVID-19, ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Doktor Hetemi nuk arriti t’ia dalë në bétejën me korónavirusin, në njërën nga klinikat e QKUK-së ku po trajtohej për tri ditë me radhë. Lajmi u bë i ditur nga një familjar e mjekut te ndjere.

“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikéllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr.Feti Hetemi. Doki, edhe pse u sfídua në jetë nga shumë stùhi të natyrave të ndryshme dhe i pëérballoi ato kryelartë, sot ka hùmbur bétejën me sëmùndjen Covid-19. Ndjehemi të trishtùar nga kjo hùmbje, por më shumë se krenar që e patëm.

Lamtùmirë Dok, burrë fisnik që me shumë mùnd dhe sakríficë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tënd lùftarak për të mpóshtur padrejtësitë. Várrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në várrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar másat e IKSHPK-së”, thuhet në njoftimin e familjes.

Hetemi ka qenë rreth 14 vite kryetar i Sh.H.B “Nëna Terezë” për regjionin e Vitisë dhe njëherit anëtar i kryesisë qendrore në Prishtinë, i cili në kohen e represionit serb ngriti sistemin paralel të shëndetësisë, i cili u shërbente falas popullatës së Anamoravës. Në këtë sistem paralel shëndetësor ishin 4 ambulanta, në lokacionet në Viti, në Pozheran, Stubëll dhe në Remnik, të cilat shërbenin falas për popullatën e kësaj ane, dhe ku ishin angazhuar të gjithë mjekët e komunës së Vitisë dhe kuadri i mesëm, që punonin pa paga për të mbajtur në funksion sistemin shëndetësor paralel të Republikës së Kosovës.

Kurse në vitet e 80-ta kur ishte delegat i Kuvendit të Kosovës me iniciativën e tij, themelohet Qendra për Hemodializë në spitalin regjional të Gjilanit dhe Dispanserinë për Nefrologji (sëmundje të veshkave) në Viti. Gjithashtu Hetemi ka qenë zyrtarisht i angazhuar me detyrë nga ZOK e UÇK-së, si mjek i cili ka mjekuar ushtarë të UÇK-së, të cilët fal angazhimit të tij, sot gëzojnë shëndet të plotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*