Man.City është në ankth për vendimin që do të marr Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, ku “qytetarët” apeluan menjëherë dënimin e dhënë nga UEFA që i hoqi të drejtën për të luajtur në europë për 2 vitet e ardhshme. Covid-19 bëhet edhe këtu një pengesë pasi pandemia ka bërë që shumë çështje të shtyhen, të ngadalësohen. Në dilemë, si pasoj e emergjencës që ka sjell Covid-19, është edhe Premier League, nuk ka ende një datë se kur do të rifilloj kampionati.

Nëse ky sezon do të mbyll këtu, Man.City si e dyta në tabelën e klasifikimit do të kualifikohej në Champions, por pa një vendim nga ana e CAS, gjithnjë nëse do jetë në favor të tyre, ekipi i Pep Guardiolas nuk mund të luaj. Sipas “Mirror”, Man.City mund të bëj një kërkesë të dytë, të luaj në Champions deri sa gjykata të Lonzanë të jap një vendim. Klubi anglez do të bëj gjithçka është e mundur për të qenë pjesë e turneut më të rëndësishëm në europë, në të kundërt një pjesë e mirë e titullarëve rrezikojnë të largohen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*