Nga Agron Brataj
Gjashtë vetë vdiqën dje në Somali në përplasjen e një aeroplani Kenian në një mision humanitar:
Ministria e Punëve të Jashtme të Kenias njoftoi këtë mëngjes, e cila vlerësoi rrethanat e aksidentit “të paqarta” dhe kërkoi ” “hetim të shpejt” nga organet hetimore Somaleze.
Avioni që ishte ngarkarkuar në Kenia mbante materiale për të ndihmuar kundërvënien e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.
Ai u rrëzua në rrethin Bardale në Somali të Jugut, pasi u largua nga Baidoa, shpjegoi ministria Keniane. Gjashtë vetë ishin në bord. “Avioni ishte gati të zbriste në aeroportin Bardale kur u rrëzua dhe mori zjarr. Gjashtë personat në bord vdiqën në aksident,”- tha shefi i policisë lokale Abdulahi Isack .





