Epidemiologu italian, Vittorio Demicheli, reagon pas lajmit të mirë se gjatë 24 orëve të fundit në Lombardi nuk u shënua asnjë viktimë nga koronavirusi.

Sipas Demicheli-t, edhe pse për shumë kjo ishte një mrekulli, për epidemiologët ishte e pritshme, pasi njerëzit e infektuar tashmë janë shëruar. Më tej, ai shton se numrat do vazhdojnë të zvogëlohen dhe se shkalla në rënie e vdekshmërisë tregon trendin në ulje në Kujdesin Intensiv, ku prej disa javësh numri i pacientëve të shtruar është në rënie.

I pyetur se kur në Lombardi do të ketë zero infeksione të reja, epidemiologu italian tha se “Nëse tendenca vazhdon të jetë kjo që është tani, brenda dy javësh ne mund të arrijmë në numra minimale”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*