Prej dy ditësh vendi është përfshirë nga moti i keq, ndëra në Vlorë është shoqëruar edhe me dëme materiale.

Mësohet se për shkak të dallgëzimit të fortë në det, në zonën e Radhimës janë dëmtuar disa anije peshkimi. Kjo ka ardhur si pasojë e dallgëzimit të lartë i cili ka shkaktuar edhe përplasjen e anijeve me kalatën.

Dëme nga era janë shkaktuar edhe në rezervatet e peshkut në Karaburun ku janë dëmtuar rrjetat. Mësohet se disa varka peshkimi i kanë marrë dallgët, ndërsa të tjera kanë pasuar dëmtime për shkak të përplasjeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*