Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputeti Fate Velaj dhe nga kandidati për deputet Anduel Tahiraj zhvilluan një bashkëbisedim me arkitektë, inxhinierë dhe intelektualë të qytetit të Vlorës.

Duke i cilësuar si krenaria e qytetit për arritjet e tyre profesionale në fushat respektive që ata përfaqësojnë Gjiknuri pohoi se është mirënjohës për mbështetjen që kjo kategori tregon ndaj zhvillimit të Vlorës.

Në bashkëbisedimin fokusuar te mekanizmat që duhet të implementohen për zhvillim të mëtejshëm infrastrukturor të qytetit, Gjiknuri pohoi se: “Ju jeni njerëzit që e keni parë Vlorën në momente të ndryshme, në mungesë të investimeve por edhe në ringritje. Vëmendja e treguar nga Kryeministrit e ka kthyer Vlorën në një atraksion kombëtar. Basti politik-ekonomik i Ramës e ka transformuar tërësisht Vlorën. Ky zhvillim nuk duhet të ndërpritet pasi investimet e mëtejshme do ta bëjnë Vlorën një krenari kombëtare, duke e shtuar dita ditës potencialin ekonomik që do të gjenerohen nga investimet madhore. Në mungesë totale të alternativave të tjera, ne duhet ta çojme përpara këtë mundësi të artë për të vijuar më tej çdo projekt të nisur”, theksoi Gjiknuri.

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri i falenderoi arkitektët, inxhinierët dhe intelektualët e qytetit, si njerëz vizionar që e duan të bukurën dhe zhvillimin e mëtejshëm të Vlorë, ndërsa i cilësoi ata si krenari e qytetit, për sa humë i dhurojnë përmes punës së tyre Vlorës dhe qytetarisë vlonjate.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*