Menjëherë pas dënimit të Manchester City-t nga UEFA ekipet më të mëdha të Europës janë hedhur në sulm.

Për golashënuesin e tyre, Sergio Kun Aguero duket se do të ketë një konkurrencë të ashpër- Real Madrid- Atletico Madrid.

Sipas AS, Real Madrid shfaq interes për shërbimet e 31- vjeccarit argjentinas duke parë se Los Blancos vuajnë prej kohësh për një qendërsulmues tipik edhe pse Benzema duket se është ringjallur pas largimit të Ronaldos.

Nga ana tjetër media spanjolle bëjnë me dije se tashë trajneri i Atletico Madrid Diego Simeone ka në krye të dëshirave për merkaton e verës Sergio Agueron për të mundësuar një rikthim të bujshëm të tij në Madrid, tek ish- ekipi i tij pas 9 vitesh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*