Një gjykatë speciale në Pakistan ka dënuar me vdekje ish-presidentin ushtarak Pervez Musharraf pasi akuzohet për tradhëti ndaj kombit.

Musharraf aktualisht ndodhet në një qendër në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe, nga ku i ka mohuar akuzat që janë ngritur drejt tij.

Akuza ka të bëjë me vendimin e marrë prej tij në vitin 2007 kur pezulloi Kushtetutën me vendosjen e “ligjit të emergjencës”, me qëllim për të zgjatur mandatin e tij.

Ai e mori pushtetin në një grusht shteti ushtarak në vitin 1999, duke qeverisur vendin e Azisë Jugore për nëntë vjet para se të rrëzohej kur partia e tij politike humbi zgjedhjet e përgjithshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*