Është depozituar sot në Kuvend projektligji për blerjen e vaksinës anti-covid. Në këtë projektligj përcaktohet që të blihet vaksina kur të dalë në treg, marrëveshje e cila është lidhur me kompaniën ‘Covax’.

Në këtë projektligj përcaktohet qartë se 1 milin e 140 mijë vaksina anti-COVID do të blihen për 3.9 milionë dollarë. Shuma në fjalë do të paguhet nga buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Kujtojmë se vendi ynë po përballet ditët e fundit me shifra në rritje të rasteve me COVID-19, ashtu dhe si shumë vende të tjera të botës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*