Nëse jeni të fiksuar pas teknologjisë, Apple ju ofron një “punë” me fitime marramendëse për ju.  Hakeri i cili mund të hakojë bazën e sistemit operativ të iPhone do të fitojë plot 1 milionë dollarë dhe gjigandi i teknologjisë gjithashtu ofron 500,000 dollarë për personin që mund të orkestrojë një sulm në rrjet, që nuk kërkon ndërveprim të përdoruesit në telefon.

Shefi i inxhinierisë së sigurisë së Apple, Ivan Krstić, njoftoi këto oferta të çmendura, teksa mbajti një fjalim në Konferencën e Black Hat në Las Vegas.

Sipas “Forbes”, Krstić zbuloi gjithashtu se këto shpërblime për gabimet e gjetura do të përfshijnë Mac, watchOS dhe sistemin operativ Apple TV.

Kjo është oferta më e lartë që një kompani e madhe teknologjike ka bërë ndonjëherë për personat që mund të zbulojnë të meta në sistemet e tyre operative.

“Forbes” gjithashtu raportoi që pjesëmarrësit në këtë program do të kenë qasje në “pajisjet e zhvilluesit”, e cila do t’i lejojë hakerët të kenë njohuri më të thella rreth sistemeve operative të Apple.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*