Një zjarr i madh ka rënë në Gjirin e Lalzit në Durrësit, që ka shkaktuar djegien e një shtëpie dhe të disa makinave. Nuk ka njoftime për persona të lënduar por vetëm për dëme të shumta materiale.

Shtëllunga tymi të zi dalin nga godina në flakë ndërkohë që pushuesit janë pushtuar nga paniku.

Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

Zjarrfikësit dhe Policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve, për të mos lejuar përhapjen e tyre. Kujtojmë se zjarri ka rënë në kohën kur temperaturat e larta në Durrës dhe gjithë vendin janë në kulmin e tyre.

Informacion Paraprak

Më datë 04.08.2019, rreth orës 13:50, në Gjirin e Lalëzit, ka rënë zjarr në një prej gabinave të pushuesve, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*