DASHI 21. mars – 20. prill

Dite shume e trazuar dhe e mbushur me mosmarrëveshje ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do debatoni për çdo gjë dhe nuk do pranoni qe gjerat te bëhen siç do tjetri. Beqaret duhet ende te reflektojnë para se te bëjnë zgjedhje pasi jo çdo gjë është ashtu si duket ne pamje te pare. Buxhetin do jeni ne gjendje ta menaxhoni me kujdes dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

DEMI 21. prill – 21. maj

Dite fantastike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet tej mase dhe do vendosni më në fund të jetoni bashkë. Beqarët do jenë të vëmendshëm dhe nuk do lënë pa përfituar nga çdo mundësi që do iu jepet. Ka gjase qe sot te ndodhin ndryshime. Financat menaxhojini me sa me shume përkujdes ne mënyrë qe edhe e ardhmja te jete e qëndrueshme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Te dashuruarit do duken para te gjithëve sikur kane një lidhje te forte, por ndërkohë me njeri-tjetrin do debatojnë goxha. Nëse tregoheni te turpshëm ju beqaret keni për te humbur disa mundësi te jashtëzakonshme. Bëjini sytë katër dhe shprehini hapur pëlqimet. Buxheti nuk do jete aspak i kënaqshëm prandaj duhet shmangur çdo lloj investimi.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Do keni ndryshime te shpeshta humori gjate gjithë kësaj dite dhe kjo mund te nxisë here pas here debate e mosmarrëveshje. Ne disa raste nuk do e mbani dot gojën dhe do thoni fjale te renda. Beqaret do jene paragjykues dhe nuk do arrijnë te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar do jeni me te vëmendshëm dhe do bëni një riorganizim tërësor te situatës.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Hëna do ju beje shume romantike sot ju te dashuruarve dhe ne çdo moment do përjetoni emocione te forta pranë partnerit. Beqaret ende nuk do ndihen gati shpirtërisht për ta ndryshuar statusin e tyre, por mire është qe te mos humbasin mundësitë te paktën për njohje. Shpenzimet duhet t’i ulin sa me shume ne mënyrë qe gjendja te filloje te normalizohet.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Do jeni shume te dashur, te kuptueshëm dhe tolerante me partnerin tuaj gjate kësaj dite kështu qe marrëdhënia mes jush ka për te qene e shkëlqyer. Edhe beqaret do jene me fat dhe mund te realizojnë takime vendimtare qe do ua zbukurojnë jetën. Me financat do jeni te matur dhe do bëni llogari para se te shpenzoni. Kjo mënyrë te menaxhuari do ju mbaje larg problemeve.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Dite me e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit, megjithatë serish problemet nuk do shuhen plotësisht. Mundohuni te jeni sa me te logjikshëm dhe te reflektoni për te kuptuar sa me pare gabimet. Beqaret do ndihen mire ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë te bëjnë asnjë lloj ndryshimi. Ne planin financiar do keni sukses me shumice dhe gjendja do mbetet e shkëlqyer.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite e vështirë ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Persona te trete do kenë ndikim te madh tek jeta e tyre dhe do nxitin debate te forta. Beqaret do kenë një dite te favorshme. Ata do i shprehin pafund ndjenjat e tyre dhe shume gjera ne jetën e tyre do ndryshojnë. Sektori i financave do varet plotësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni te ardhurat.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Venusi do jete planeti qe do e favorizoje gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot dhe do beje qe marrëdhënia mes jush dhe partnerit te përmirësohet goxha. Do jeni shume me te logjikshëm dhe me realiste. Beqaret gjithashtu do kenë një dite te favorshme për te realizuar takimet qe kane ëndërruar. Sektori i financave nuk do jete plotësisht i stabilizuar megjithatë përmirësime do ketë.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Ka mundësi qe marrëdhënia juaj me partnerin te përkeqësohet gjate kësaj dite. Do keni debate te forta edhe për gjera elementare dhe do ndiheni keq. Beqaret do kenë një dite mjaft interesante. Nëse kane dëshirën e mire dhe dine si te sillen me personat qe do takojnë, mund te fillojnë lidhjen e shume ëndërruar. Nëse me shpenzimet tregoheni te matur gjendja e te ardhurave do mbetet e mire.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Ju te dashuruarit do jeni nder me te privilegjuarit sot. Marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme dhe zemra do ju rrahe fort kurdoherë. Beqaret me mire te bëjnë kujdes me hapat qe do hedhin sepse prej tyre varet gjithë e ardhmja. Ne planin financiar do ju duhet te bëni pak sakrifica ne mënyrë qe ta mbani situatën nen kontroll. Po e lëshuat dorën do ketë tronditje.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Ju te dashuruarit do bëni shume përpjekje qe te ruani klimën e ngrohte ne jetën tuaj ne çift sot dhe do ja arrini qëllimit. Here pas here mund te bëni edhe tolerime. Beqaret do jene gjithë kohës te mobilizuar për te kërkuar dashurinë e madhe dhe do ja arrijnë qëllimit me shpejt nga sa mendonin. Buxheti nuk do jete aspak i keq kështu qe përfitoni për te hequr ndonjë para mënjanë për te siguruar edhe te nesërmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*