Janë ditë vendimtare për të ardhmen e futbollit italian. Pas lejimit të stërvitjeve individuale në komplekset e klubeve, optimizmi se Serie A mund të kthehet në fushë për të mbyllur sezonin merr të tjera doza. Vetëm një ditë më parë, ministri i sportit, Vincenzo Spadafora ndryshoi qëndrim, ndërsa tërheqja e lehtë e qeverisë qëndrore është konfirmuar edhe nga kryeministri Giuseppe Conte. Ai ka paralajmëruar një takim mes autoriteteve sanitare dhe drejtuesëve të futbollit italian për të diskutuar mundësinë e rikthimit të kampionatit.

08370784

Sipas mediave përtej Adriatikut, ky ballafaqim i rëndësishëm pritet të bëhet ditën e enjte. Protokolli mjekësor dhe sanitar i paraqitur nga Federata Italiane e Futbollit mbetet tema më e nxehtë. Drejtuesit e futbollit italian janë të bindur se ai është shterues dhe se i pranuar nga të gjithë klubet që në unanimitet vendosën për rikthimin në fushë dhe mbylljen e sezonit. Nga ana tjetër, autoritetet sanitare dhe ministria e sportit kërkon më shumë siguri. Gjithsesi, në prag të takimit të së enjtes është ndezur sërish optimizmi për arritjen e një akordi. Plani i Serie A kërkon rikthimin e stërvitjeve në fillim me grupe të vogla dhe më pas rinisjen e kampionatit në mesin e muajit qershor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*