Jam vërtet i lumtur dhe i emocionuar që jam pjesë e njërit prej klubeve më të mirë në botë. Ky është një klub me një histori të gjatë dhe me uri për fitore. E di që ka shumë përgjegjësi, por jam krenar që do ndihmoj klubin të vazhdojë të fitojë, së bashku.”

Këto kanë qenë fjalët e para të Gianluigi Donnarumma-s në një intervistë për kanalet zyrtare të Manchester City-t, klubi ku ai është transferuar ditën e fundit të merkatos së verës.

Milani dhe PSG-ja më kanë ndihmuar shumë në rritjen time, tha portieri.
Kam fituar shumë gjatë karrierës sime, ndaj do jem gjithmonë mirënjohës për gjithçka që më kanë dhënë. Por tani jam plotësisht i përqendruar në sfidën time të re këtu, të shkruaj histori dhe të bëhem një simbol për këtë qytet dhe për këtë klub.

Mbi të gjitha, dua t’i bëj tifozët krenarë dhe të fitojmë shumë trofe së bashku, sepse ky është një klub historik dhe meriton të arrijë sa më lart. Jam krenar që jam këtu dhe i lumtur për zgjedhjen që bëra, dhe shpresoj të shkruaj histori këtu dhe të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur. Ky është qëllimi im.”

Donnarumma më tej tha se është “i mahnitur” nga City:
“Është një klub që gjithmonë më ka mahnitur. E kam ndjekur gjithmonë me kënaqësi.
Shoh gjithçka rreth meje  qendra sportive dhe stadiumi – janë fantastike. Nuk e kupton derisa t’i shohësh me sytë e tu”  theksoi ai.
“Strukturat dhe stafi këtu janë të mrekullueshëm. Erdha këtu me gjithë familjen time për ditën time të parë në klub dhe ndjesia ime e parë ishte se duket si një familje e vërtetë. Të gjithë buzëqeshin dhe unë jam i lumtur dhe krenar. Nuk shoh orën për të nisur këtë aventurë të re.”

“Mendoj që historia e Guardiolës flet vetë. Fakti që ai më ka dashur këtu është një burim krenarie”  theksoi Donnarumma.
“Është një emocion i pashpjegueshëm. Të stërvitesh nga Pep, mendoj se është maksimumi për një futbollist. Nuk shoh orën për ta ndjekur dhe për të zbarkuar në fushë nën drejtimin e tij. Jam i sigurt që do më ndihmojë shumë dhe do bëjmë gjëra të mëdha së bashku, këtë sezon dhe në vitet që vijnë.”

Në intervistë, portieri nga Stabia foli edhe për ëndrrën e tij për të luajtur në Premier League:
Ky është një kapitull i ri i jetës sime dhe i karrierës sime. Të luaj në Premier League me Manchester City-n është një emocion i madh për mua dhe jam gati për këtë sfidë”  theksoi ai.
“Kam ëndërruar gjithmonë të luaj në Premier League, sepse është kampionati më i mirë në botë. Për një lojtar, mendoj se arritja e suksesit në Premier është kulmi i karrierës së tij, ndaj jam vërtet i lumtur që jam këtu. Jam i gatshëm të zbres në fushë për këtë klub që më ka dashur kaq shumë dhe shpresoj t’ia shpërblej besimin.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*