Nga Agron Brataj
Drejtori i ujësjellsit / edhe pse kemi 80% të humbjes në rrjet faturat duhet ti paguani.

Drejtori i ri i ujesjellësit në konferencë për shtyp për mediat prezanton problematikën me të cilën përballet institucioni. Sipas tij, institucioni ka 80 % të ujit humbje në rrjetë dhe mosfaturim. Uji nga depot grumbullim/prodhimit deri më depot qëndrore të shpërndarjes humbet në rrjet.
Ne qytetin e Vlores, bashke me Njesite Administrative, prodhohet 2 milion e 300 mije m3 uje.
Faturohet 450 mije dhe humbjet jane 80%.
60% e ujit shperndahet nga depot.
20% jane humbjet teknike.
20% shperndarja pa depo.
Me fillimin e punes time, sqaroi Leskaj niveli i arketimeve per faturen korrente pra per faturen e muajit eshte ne nivelin 46% dhe arketime nga debite e prapambetura 10%.
Administrata e fryrë ( 380 punonjës)dhe punonjësit e pa kualifikuar do ti nënshtrohen një kontrolli të brendshëm. Mos efincensa e institucionit si pasojë e keqadministeimit të institucionit.
Sipas drejtorit Shkëlqim Leskaj, investimet kanë qënë të pamjaftueshme për të furnizuar qytetin me ujë të pijshëm. Para se të merrja detyrën kam kërkuar vijimin e investimeve, për përmirësim me furnizimin me ujë të pijshëm në të kundërt nuk ka përmirësim në sektorin e ujit.
Leskaj mori detyrën pak kohë më parë pas rrokadës në bashkinë e Vlorës, më emërimi n/ Kr të Afrim Qëndro.




