Disa video të  futbollistit Zheremi Menez, nën praninë e prostitutave janë duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.

Sulmuesi francez, i cili në të kaluarën nga veshur fanellën e shumë klubeve të njohura Europiane, si Milani, PSG dhe Roma është filmuar me prostituta në shtëpi, teksa tavolina ishte e mbushur me drogë dhe alkool, gjatë një festa të organizuar nga vetë futbollisti.

Këto situata kanë ndodhur në Meksikë, teksa Menez u aktivizua në sezonin 2018-2019 me FC America, ku në 18 takime realizoi 5 gola.

Së fundmi 32-vjeçari është kthyer në Francë, teksa iu bashkua skuadrës Paris FC që militon në Ligën e dytë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*