Kapiteni Berat Gjimshiti ishte i ftuar në Podkastin FLASIM, me kryeministrin Edi Rama. Ai ka folur për kalimin tek Atalanta, grupin e ri që është formuar nën drejtimin e trajnerit Silvinjo si dhe për shortin në “EURO 2024”.

Kryeministri Edi Rama Gjimshit, ti je një veteran tashmë, mund të quhesh veteran?

Berat Gjimashiti Po, besoj se po. Po më i vjetri nuk jam këtu brenda. Veseli (Frederik Veseli) është më i vjetër. Po, veteran dhe unë jam.

Kryeministri Edi Rama:  Ti deshe të ndajë një çikë atë dhembjen e pleqërisë me Veselin po…

Berat Gjimshiti: Po, se më the veteran , u ndjeva dhe unë pak më i vjetër kështu që …

Kryeministri Edi Rama: Sa vjet u bënë që luan me kombëtaren?

Berat Gjimshiti:Po që prej 2014, domethënë 9 vite.

Kryeministri Edi Rama: Ti ishe dhe Evropianin tjetër?

Berat Gjimshiti: Në Evropian nuk isha, po në kualifikime.

Kryeministri Edi Rama: Po pra, në atë grupin? Pse s’të morën në Europian, ishe i vogël atëherë?

Berat Gjimshiti Po ishte një moment që kur kam qenë, kam luajtur në Zvicër, 22 vjeç , isha i ri, pastaj 21, 22..

Kryeministri Edi Rama: 22? Pse 20 është ky tani?

Berat Gjimshiti:Kohë tjetër tani. Isha nga Zyrihu që shkova në Atalanta në Itali, kështu që ishte e vështirë për të mësuar dhe gjuhën, edhe taktikën e futbollit italian dhe nuk kisha ndeshje, nuk luajta fare, luajta vetëm në 3 ndeshje në 6 muaj, pastaj erdha tek kombëtarja dhe për grumbullimin para Europianit dhe vendosi trajneri De Biasi atëherë, që nuk isha në formë dhe nuk më merrte, kështu që e pranova. Puna vazhdon, ecën përpara dhe s’ka asgjë tjetër.

Kryeministri Edi Rama: Po atje me Atalantën pastaj e vulose personalitetin?

Berat Gjimshiti: Po, sigurisht. Në fillim kisha vështirësi se isha në huazim 1 vit, dy vjet, pastaj u riktheva dhe sigurisht ekipi ecte shumë mirë me Champions, Ligën e Europës apo me gjëra të tjera në finalet e Kupës së Italisë, ecte shumë mirë dhe sigurisht, nëse ecën ekipi mirë dhe ti do të bësh mirë dhe është dhe më e thjeshtë.

Kryeministri Edi Rama: Po sa ka ndikuar trajneri se thonë që është profesor futbolli, në kuptimin që i ndjek lojtarët nga afër, i mëson …

Berat Gjimshiti:Tek unë? Ka ndikuar shumë. Ka dhënë vetëbesim te jashtëzakonshëm kështu që.. Në fillim kisha pak vështirësi po prapë, pastaj kur e pa që kishte besim tek unë, besoj që ishte më e thjeshte dhe për mua, kur e pranoi që jam lojtar për atë ekip, kështu që besoj ka ndikuar shumë, sepse kam mësuar shumë nga ai si në taktikë, si në mentalitet. Besoj ishte shumë e rëndësishme edhe për mua.

Kryeministri Edi Rama: Tani kemi në plan të bëjmë edhe hotelin aty sepse ju keni fushat tek Federata e re që është bërë godinë shumë e bukur, edhe ai kompleksi po merr formë, por ka dhe dy-tre elementë të tjerë që duhen plotësuar dhe një nga elementët është hoteli, hoteli për ekipin kombëtar që të jetë komplet gjithçka e realizuar brenda për brenda aty që të mos ketë lëvizje nga stërvitja për në hotel. Edhe për këtë që thua, për atmosferën familjare që krijohet, por edhe normalisht siç i kanë dhe kombëtaret serioze siç jeni ju tani, kombëtare shumë serioze, që meritoni gjithë vëmendjen dhe gjithë mbështetjen. Gjimshiti, po për ty, çfarë ka sjellë ndryshim….

Kryeministri Edi Rama: Për mua që nuk jam i fushës, mund të them që në Shqipëri janë, ose më saktë, mes shqiptarëve janë nja 10 milionë trajnerë, por unë nuk i hyj.. kam pranuar me veten që nuk hyj tek 10 milionë trajnerët kështu që nuk e kuptoj këtë punë, në kuptimin teknik. Domethënë, nuk jam si… që thotë “Hë mo jepe, jepe çoje”. Ose si gjithë të tjerët që të rrish në tribunë, se ju keni atë fatin e mirë që rrini në fushë, por të rrish në tribunë dhe të shohësh, juve ju vijnë ndonjëherë ndonjë zë nga larg “Pse nuk e dhe, jepe atje, po bëje, pse e gjuajte ashtu” por ngaqë më pëlqen shumë sporti, në aspektin strategjik, në aspektin e organizimit të skuadrës, në aspektin e asaj luftës psikologjike që bëhet përpara ndeshjes, mes lojtarëve, mes trajnerëve, me komunikimin mbrapa e të tjerë dhe mundohem të mësoj nga këto dhe realisht, më ka pëlqyer shumë mënyra sesi e tregojnë ata atë punën dhe si punojnë me ju dhe si i japin rëndësinë kryesore kësaj që ju të gjithë këtu e thoni, që nëse nuk krijohet ndjenja e familjes dhe përkatësisë që të gjithë bashkë jemi pjesë e një familjeje dhe këtu është interesi i përbashkët i familjes, nuk është thjesht “E bëri Uzuni golin, u gëzua Uzuni, por ne të tjerët humbëm” por ndërkohë, nuk ka rëndësi, rëndësi ka skuadra. Ndërkohë më bëri përshtypje edhe diçka tjetër, përshtypje e bukur domethënë kur mbaroi ndeshja, kur dolët atje një pjesë e konsiderueshme e juaj ishit me kalamaj nëpër krah ishte pamje shumë e bukur. Po si është jeta familjare jo për ju, po për gjysmën tjetër, për gjysmën më të mirë, për bashkëshortet. Sa kohë keni ju të shpenzoni me familjet, fëmijët.

Berat Gjimshiti: Me thënë të drejtën kam shumë respekt për bashkëshorten sepse sidomos, po them,  kërkoj falje se besoj në atë aspektin tim, edhe Hysaj mund të flasë, sepse të tjerët janë pa fëmijë. Se ne jemi shumë me Europa League, Champions League, kështu që jemi çdo dy ditë nëpër hotele. Dhe besoj është shumë e rëndësishme të kesh një pjesë tjetër, si bashkëshortja që ta përballojë këtë gjë, sepse është shumë kohë vetëm. Dhe ne kur kthehemi o jemi në stërvitje 5 – 6 orë, pastaj kthehemi dhe nuk kemi aq shumë kohë me u marrë me fëmijët.

Berat Gjimshiti: Ka pasur ndryshim e ka ardhur tani brezi i ri. Pra janë lojtarë më të ri tani.

Kryeministri Edi Rama: Ai ishte ekip shumë i mirë ….

Berat Gjimshiti: Po ka qenë ekip fantastik

Kryeministri Edi Rama: Ishte ekip shumë i mirë. Po ti kë do?

Berat Gjimshiti: Unë nuk kam preferencë me thënë të drejtën

Kryeministri Edi Rama: Mirë, unë po të pyes kë do?

Berat Gjimshiti: Të them të drejtën nuk e kam menduar kush do të na bie. Një ndoshta të them Gjermania, vetëm t’i tregojmë në Gjermani që kemi më shumë tifozë sesa ato.

Kryeministri Edi Rama: Vallaj e di që kjo është e realizueshme.

Berat Gjimshiti:Po prandaj po them. Të bëjmë më shumë zhurmë sesa ata që janë shtëpi.

Kryeministri Edi Rama: Sikur të jetë hapja Gjermani – Shqipëri do ishte një super publicitet për Shqipërinë. Po kam përshtypjen domethënë aty ke ngjyrat e stadiumit kam përshtypjen e di që ne barazimin mund ta kapim të paktën barazim të paktën aty në stadium. Ata do ta nënvlerësojnëe pak hë se Shqipëria, këta tanët do thonë – Hajde të shkojmë të rrafim Gjermaninë. Si është puna e tifozllëkut. Se mësohen njerëzit edhe në fakt nuk kanë faj që mësohen, pastaj iu duket çudia më e madhe në botë dhe iu duket si e patolerueshme që mos me i rraf Faroet përshembull, mirëpo e para njëherë që aty është momenti kur edhe sportdashësit dhe ata që e ndjekin kombëtaren duhet të jenë njësoj si lojtarët. Në kuptimin që është lojtari i 12 që duhet ta absorbojë atë pakënaqësinë  me të njëjtin dinjitet dhe jo që – “Hë mo se këta kështu, këta ashtu”. Se shihja disa që komentonin që – pse kush jemi Brazili. Edhe Brazili edhe prapë mund të ngeci.  P.sh se përmend Luksemburgun. Luksemburgu tani kishte bërë namin. Po çfarë kanë bërë. Çfarë ka ndodhur me Luksemburgun, si është bërë aq i fortë.

Berat Gjimshiti: Edhe ne kemi humbur në Luksemburg 2 -1

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*