
Neymar mund të marrë frymë lirisht, pasi policia e Brazilit ka vendosur të pushojë çështjen e tij. Uniformat blu kanë hedhur poshtë akuzat për dhunë të modeles Najila Trindade për mungesë provash.
Vendimi i policisë do të depozitohet të martën (sot) në Prokurori. Çështja do të marrë vendimin përfundimtar pas 15 ditësh, kur Prokuroria të vendosë nëse duhet ta pushojë ose jo çështjen.
Ylli i PSG-së e mohoi me forcë lajmin se ai e ka dhunuar modelen në një hotel në Paris. Ai ka vuajtur shumë këtë periudhë, pasi u dëmtua, humbi Kupën e Amerikës dhe u përball me akuzat e modeles për dhunë fizike.




