Shtatë vendet më të industrialiuara të botës zhvilluan një samit ku midis çështjeve të rëndësishme që u diskutua ishte edhe fatkeqësia natyrore që prej ditësh ka mbërthyer mushkërinë e planetit, Amazonën.

Vendet e G7 vendosën të akordonin fonde për ti ardhur në ndihmë Brazilit në rikuperimin e dëmit që ka shkaktuar dhe vijon të shkaktojë djegia e mijëra hektarë pyjeve.

Por Brazili ka marrë një vendim dhe me sa duket  do të refuzojë një ofertë prej 20 milionë dollarëve për ndihmë në fikjen e zjarreve që kanë rënë përmbi pyllin e Amazonës, thotë zyra e presidentit të këtij vendi.

Zyra e presidentit Jair Bolsonaro tha për CNN të martën se vendi do të kthejë prapa ofertën që ishte ofruar nga samiti i G7-ës të hënën.

Flakët kanë shkaktuar një debat publik mes Bolsonaros dhe presidentit francez Emmanuel Macron, i cili ka qenë i zëshëm në kërkesën e tij për një përgjigje ndërkomëbtare për pyjet.

“Ne jemi falënderues, por ndoshta ato mjete do ishin më të dobishme të rritjen e pyjeve në Europë”, kanë thënë nga zyra e presidentit. Bolsonaro ka kërkuar falje publike nga Macron, për siç thotë ai, fyerjet publike ndaj tij

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*