Vin Diesel bën gjestin emocionues për vajzën e mikut të ndjerë, Paul Walker

Aktori i famshëm i “Fast and furious”, Paul Walker, u nda nga jeta 6 vite më parë si pasojë e një aksidenti, ndërsa humbja e tij la një dhimbje të thellë tek miqtë dhe familjarët.

Miku i ngushtë, Vin Diesel, i ka qëndruar gjithmonë pranë familjes së Walker që prej largimit të tij dhe duket se ka krijuar një marrëdhënie të ngushtë me vajzën e të ndjerit, Meadow.

Sot, Meadow feston 21-vjetorin e lindjes, ndaj Diesel ka gjetur rastin t’i tregojë edhe njëherë se sa krenar ndihet për të.

Aktori publikoi një foto në profilin e tij në Instagram dhe krahas saj shkroi fjalët e bukura për 21-vjeçaren:

Do të të thoja se jam krenar për njeriun që po bëhesh, por e vërteta është se unë gjithmonë kam qenë krenar për ty. Gëzuar ditëlindjen Meadow! E di që është 21-vjetori yt dhe doje ta festoje në Japoni, por familja ka një tortë që pret për ty kur të kthehesh në shtëpi, kështu që nxito. Të dua vogëlushe. Xhaxhi Vini”– janë fjalët e tij në postim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*