Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi kriminal i 40-vjeçarit Hekuran Billa te “Komuna e Parisit”, në Tiranë. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorin e vrasjes, 34-vjeçarin Viktor Marku, vëllain e 22-vjeçarit Prel Marku të vrarë në një lokal në Angli nga Hekuran Billa.

Autori i vrasjes është ndihmuar edhe nga dy bashkëpunëtorë, njëri që drejtonte mjetin tip “Benz” me portopagazh ,me të cilin u krye vrasja, dhe tjetri që i ndihmoi për t’u larguar nga Peza e Vogël, ku dogjën mjetin dhe armën e krimit.

Autori i vrasjes është zbuluar pikërisht nga mënyra që ka përdorur për të kryer krimin, pasi ka një ngjashmëri të madhe me ekzekutimin e Prel Markut, në vitin 2006 nga Billa. Siç raporton gazetarja Bezat, autorët kanë zgjedhur ta vrasin 40-vjeçarin Billa shumë pranë familjarëve të tij, njëlloj siç u ekzekutua 22-vjeçrai Marku, në një lokal në Angli.

Nga ana e saj, policia po vijon kontrollet për gjetjen e 34-vjeçarit dhe u ka dhënë njoftim edhe pikave kufitare për të mos lejuar largimin e tij jashtë vendit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*