Report TV në bashkëpunim me Institutin italian “Piepoli” sollën sondazhin e radhës.
Sipas të dhënave, PS me në krye Edi Ramën do të siguronin mandatin e katërt qeverisës me një përqindje mes 46.5%-50.5% votash të elektoratit.
Nga ana tjetër të dhënat e sondazhit tregojnë një rënie për koalicionin e Sali Berishës i cili ka zbritur nga 35%-39% në 33%-37%. Koalicioni i Berishës ka një rënie të thellë edhe më rezultatin e 2021 kur PD e bashkuar mori 39.4%.
Ndërkohë, sa i takon partive të reja, koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt është pasdyshim surpriza e madhe pasi parashikohet që të marrë 6.5%-8.5% të votave.
Partitë e tjera si PSD e Tom Doshit, Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit, Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës mbeten nën 3%. Ja rezultatet e sondazhit: